Flash News

KRYESORE

Dhunon fizikisht bashkëshorten, arrestohet 62-vjeçari

Dhunon fizikisht bashkëshorten, arrestohet 62-vjeçari

Një 62-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikist bashkëshorten e tij. Burime të policisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi me inicialet B.L pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij. 62-vjeçari është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, B.L., 55 vjeç, duke i shkaktuar edhe plagë në trup. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.05.2017, u arrestua shtetasi shtetasi B. L., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, B. L., 55 vjeç. Nga kontrolli i ushtruar në banesë, i’u gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu, çifte. Shtetases B. L., i’u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Parashikuar nga Nenet 130/a dhe 280 të Kodit Penal.

Të fundit