Flash News

KRYESORE

Dhunon fizikisht dhe psikologjikisht nënën, arrestohet 36-vjeçari

Dhunon fizikisht dhe psikologjikisht nënën, arrestohet

Një 36-vjeçar ka rënë në parngat e policisë pasi akuzohet se ka dhunuar nënën e tij. Burime zyrtare të polcisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi -Edmond K., 36 vjeç, banues në fshatin Dushk, Lushnje pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases V.K, 58 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Lushnje Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin: -Edmond K., 36 vjeç, banues në fshatin Dushk, Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases V.K, 58 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.

Të fundit