Flash News

KRYESORE

Dhunon gruan nën kërcënimin e kallashnikovit, policia parandalon ngjarjen e rëndë

Dhunon gruan nën kërcënimin e kallashnikovit, policia parandalon

Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të rëndë në familje. Specialistët për parandalimin dhe Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Ç., 29 vjeç, banues në fshatin Rragam, pasi kanoste me armë dhe dhunonte fizikisht bashkëshorten.

Shërbimet e Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Shtetasi Z. Ç., kur ka parë shërbimet e Policisë, ka lënë armën e zjarrit në banesë dhe është larguar në drejtim të pyllit, por është kapur pas disa orë ndjekjesh nga shërbimet e Policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit Z. Ç., për veprat penale “Kanosje”, “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Të fundit