Flash News

KRYESORE

Dhunuan arbitrin, FSHF ‘masakron’ Këlcyrën

Dhunuan arbitrin, FSHF ‘masakron’ Këlcyrën

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka ndëshkuar ashpër skuadrën e Këlcyrës pas ngjarjeve të ndodhura fundjavën e kaluar ku u dhuana arbitri ndeshjes.

FSHF ka vendosur përjashtimin nga kampionati i Kategorisë së Dytë për skuadrën dhe ndëshkim të ashpër për protagonistët e dhunës.

Ndërkohë, Zyrtari i KF “Këlcyra”, Robert Spahiu për kërcënim, nxitje të akteve të dhunës ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me një vit pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 200.000 lek.

Lojtarët e Këlcyrës Entilion Kamberi, Renis Spahiu, Kamber Kamberaj, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me përjashtim përgjithmonë pjenga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtarët Fatjon Sakollari, Meleq Xhakollari, Fredi Kamberi dhe Kristi Koshi dënohen me 1 vit pezullim nga aktiviteti.

Të fundit