Flash News

KRYESORE

Dhunuan e grabitën çiftin e moshuar në Durrës, kapen 4 autorët

Dhunuan e grabitën çiftin e moshuar në Durrës, kapen 4

Policia e Durrësit ka zbardhur një ngjarje të ndodhur disa ditë më parë në Shkallnur duke arrestuar katër perosna.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit,Niko Papajorgji 35 vjeç,Marsel Papajorgji 30 vjeç, Julian Qamili 43 vjeç dhe Erind Seferkolli 30. Sipas policisë, shtetasit e mësipërm, më datë 20  rreth orës 03:00, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhunuar fizikisht dhe kanë vjedhur banesën e shtetasve M.E. 77 vjeç dhe Sh.E. 69 vjeçe, banues në Shkallnur.

Mekanizmi i ngjarjes:

Niko dhe Marsel Papajorgji (vëllezër me njëri-tjetrin) në rolin e nxitësve dhe ndihmësve kanë bërë roje, ndërkohë që në banesë janë futur nga dritarja shtetasit Julian Qamili dhe Erind Seferkolli (ekzekutorët)të cilët kanë dhunuar dhe lidhur çiftin.

Në vijim gjatë kontrollit të kryer në banesë kanë gjetur dhe kanë vjedhur 160 000 lekë të reja.

 

 

Të fundit