Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Dhurata Çupi: Boll më me shou, përgjegjësit e tragjedisë të shkojnë para drejtësisë
Ish deputetja e PD-së Dhurata Çupi akuzon qeverinë shqiptare se u kërkon lëmoshë shqiptarëve që i varfëroi deri në palcë.
“Në çdo ekran TV, në çdo orë të ditës në emër të solidaritetit qeveria kërkon para nga xhepat bosh të shqiptarëve. Kjo situatë tregoi zemrën solidare të shqiptarëve por edhe të huajve që u gjendën në këto ditë të vështira.
Por përtej kësaj duhet shkuar tek përgjegjësitë që duhen marrë nga ata që duhet të japin llogari për çdo firmë ‘korruptive’ të hedhur për ndërtime jashtë standardit e që morën dhjetëra jetë njerëzish.”, shkruan ajo në Facebook.
Sipas Çupit, në 30 vite , kjo është situata më e rëndë ekonomike dhe kaotike ne vend.
Ajo pyet se përse shteti lejoi të ndërtohet pa kushtet e ndërtimi dhe se përse cdo pëllëmbë toke u zu me shumëkatëshe?
“Ne shume raste ne abuzim me bleresit te cilet në fund edhe pse kishte shumë kushte te kontratave pa plotësuar , qytetarët pranonin të futeshin brenda pasi ju duhej mos paguanin më qera apo kredi etj etj. Jane futur pa dyer, pa ashensor, pa korent , pa ujë. Bashkia e lejonte, subjekti ndertues e lejonte. Ne fund ligjëronte ndertuesi edhe ndertimin me aktin e fundit te bashkisë . Lejen e shfrytëzimit.”, shtoi ish deputetja, që kërkoi që kjo situatë duhet sqaruar njëherë e mirë.
“Përgjegjësit të shkojnë para drejtësisë: Shqiptarët nuk ushqehen me shou.”