Flash News

KRYESORE

“Di gjithçka për Ramën”, lirimi i Arben Ndokës u paralajmërua nga Berisha

“Di gjithçka për Ramën”, lirimi i Arben Ndokës

Gjykata e Apelit liroi sot dy ish-deputetët e Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, të cilët ishin arrestuar pasi emrat e tyre ishin përmendur gjatë përgjimeve të grupit kriminal ‘Vol-vo4’.

Megjithatë, lirimi i Ndokës ishte paralajmëruar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili i ftuar në emisionin ‘Open’, dy javë më parë theksoi se Ndoka di shumë gjera për kreun e ekzekutivit.

“Në kohën time nuk është penguar kurrë prokuroria ndaj deputetëve të mi. Prokurorinë e ka pasur Ina Rama dhe Theodhori Sallaku, njerëz në duart e Ramës. Rama i lëshon të vetët, ai kur të rrezikohet për tu mbyt i mbyt të gjithë dhe këtu do jemi, ta dijë mirë… ai do vazhdojë, bir Selman i nënës kë të qaj më para nga njerëzit e tij.

Po prit, se nuk tha asnjë fjalë për Arben Ndokën. Pse? Se unë Ramën e psikologjis mirë, keqardhje tha për Çukon, po për Ndokën nuk guxoi një fjalë se ai e hedh në ere sepse i di gjithçka ai për të", u shpreh ish-kryeministri.

'Vol-vo4' u konsiderua si nje nder operacionet me te bujshme nga mazhoranca, por me lirimet e fundit, rendesia e tij po zbehet.

Të fundit