Flash News

KRYESORE

Di Maria rrëfehet: Bale dhe Ronaldo më mësuan goditjet

Di Maria rrëfehet: Bale dhe Ronaldo më mësuan goditjet

Angel di Maria së fundmi ka bërë një rrëfim për sajtin zyrtar të ligës franceze të futbollit. Ai ka treguar disa "sekrete" nga karriera e tij dhe ka thënë fjalët më të mira për francezin Kylian Mbappe.

“Goditjet e dënimit nuk i kam rastësore, sepse ushtrohem shumë. Kam luajtur me shumë lojtarë të aftë në këtë aspekt: me Ronaldon te Reali dhe Messin tek Argjentina. Kam mësuar nga ata dhe kam gjuajtur shpesh gjatë ndeshjeve", ka deklaruar argjentinasi.

"Te Reali gjuanin gjithmonë Ronaldo dhe Bale. Gjithsesi, stërvitja me ta më ka ndihmuar dhe prandaj te PSG më ka ecur kur i gjuaj. Është një aftësi e rëndësishme dhe përjeton super ndjesi. Mbappe? Ai është talenti më i madh në botë. Edhe jashtë fushës është një djalë unik".

Të fundit