Flash News

KRYESORE

"Dialogu dëmton", studentët dizajnojnë paketën me pikturën e Ramës

Ashtu siç kishin lajmëruar, studentët i janë rikthyer sot protestës para Kryeministrisë, për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Përveç pankartave dhe simbolikave të tjera të përdorura në protestë, studentët kanë dizajnuar edhe një paketë, ku në ambalazh kanë përdorur një pikturë të Ramës.

Logoja e Kabinetit të Qeverisë është përdorur si prodhues i paktës.

Logoja PAL "Paketa e Arsimit të Lartë" është emërtimi i paktës së Kryeministrit.

Pjesa anësore në të majtë të paktës është kompozuar barkodi PAL + 8 numrat = 8 Kërkesat e studentëve.

Piktura e kompozuar në të djathë të paketës është pikturë e Ramës.

Ndërsa tek përmbajtja në pjesën anësore të djathtë janë:

NIKOLLA + Nikotinë=Nikolltinë 5.8%

Katran + Rama= 50 % KatRAMA

Ministri + Oksid Karboni = Minioksid Karboni 9%  Për 9 ministrat e hequr

Nivele toksike = 35.2%

Të fundit