Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dialogu kosovar në Uashington-shansi i fundit për shkëmbim kufijsh
Dragan Biseniç/ gazeta Danas
Me sa duket erdhi koha që presidenti amerikan Donald Tramp të përmbushë atë që ka deklaruar nëpërmjet letrës që i ka dërguar Aleksandër Vuçiçit dhe Hashim Thaçit në vitin 2018 dhe të jetë mikpritës i marrëveshjes së tyre me 4 shtator 2020, në Shtëpinë e Bardhë.
Nuk ka asnjë lajm të saktë në lidhje me praninë e mundshme të Trampit dhe as detaje në lidhje me rendin e ditës të këtij takimi, nëse ky do të jetë thjesht në rit apo kyçi thelbësor për bravën kosovare të ndryshimeve territoriale. Gjithsesi, ky takim tashmë është bërë edhe temë e polemikave të ekipeve të Trampit dhe Bajdenit.
Uilljam Montgomeri, ish ambasadori i amerikan në Beograd mendon se bisedimet do të kenë formë dhe qëllim të qartë: do të zbatohet i njëjti model i normalizimit të pak kohëve më parë të marrëdhënieve mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe që përfshin edhe shkëmbimin e territoreve me kufizim të qartë kohor, tani ose kurrë. Montgomeri pohon se Kairo është tani shumë afër Serbisë dhe nëse nuk e zë për bishti këtë rast, nuk do të ketë një të tillë për disa kohë.
“Vuçiçi duhet ta kuptojë se ka shumë shanse që Trampi t’i humbasë zgjedhjet, ndërsa Bajdeni, që mund të vijë pas tij, është i prirur shumë për Kosovën në kufijtë ekzistues. Pra, duhet të veprojë tani ose të humbasë, ndoshta përherë, shansin për zgjidhjen e këtij problemi. Fakti kyç mund të jetë ai që Trampi, duke patur parasysh se të dy liderët me të arritur marrëveshjen, ajo mund të vihet në jetë menjëherë”, pohon Montgomeri. Dhe me të ndryshuar gjërat njëherë, atëherë është pothuajse e pamundur që të kthehen prapa, qoftë edhe nëse fiton Bajdeni.
Kjo vlen gjithashtu edhe për Europën, sepse Gjermania nuk do të mund ta refuzojë aq lehtë zgjidhjen amerikane, madje edhe nëse asaj nuk i pëlqen. Kur bëhet fjalë për takimin e ardhshëm në Uashington, është e sigurtë se ndërmjetësi europian Mirosllav Lajçak nuk është i përfshirë në asnjë formë në përgatitjen e tij, as ka kontakte direkte me Riçard Grenelin, por vetëm me zyrën e tij. Metju Palmeri ka dy vite që përsërit se njohja e ndërsjelltë është për SHBA-të zgjidhja finale e dialogut për Kosovën.
Bashkimi Europian është vetëm mediator në këtë dialog. Zhozef Boreli ka përsëritur se për BE-në do të jetë e pranueshme gjithçka për të cilën bien dakord të dyja palët. Amerika nuk është i vetmi vend i interesuar për fatin e Kosovës.
Kosova është e vetmja pikë në hapësirën euroaziatike që kontrollon, ose më mirë të themi ndalon zgjerimin e NATO-s. Tjerat janë Osetia e Veriut dhe e Jugut në konfliktin e Rusisë me Gjeorgjinë, Nagorni Karabahu në konfliktin e Azerbejxhanit me Armeninë, Donbasi në konfliktin e Rusisë dhe Ukrainës. Përveç Nagorni Karabahut, Kosova është territori i vetëm i cili nuk është nën ndikimin direkt të Rusisë. Lëshimi i Serbisë ndaj Prishtinës, për Rusinë do të thotë pikësëpari eleminimi i barrierës për zgjerimin e NATO-s, e pastaj gjithë të tjerat. Njëkohësisht do të ishte edhe dështim diplomatik i Rusisë. Kjo është edhe një çështje tjetër që zgjidhet në dialogun me Prishtinën.
Diçka në lidhje me përmbajtjen e pritshme të bisedimeve në Uashington mund të konkludohet mbi bazën e sjelljes së palëve në bisedime. Kështu, dialoguesit shqiptarë vizituan këshilltarin për Ballkanin të kancelares gjermane Anxhela Merkel, Matias Litenberg dhe i’u lutën që Gjermania, me autoritetin e saj, të ndihmojë që në agjendën e takimit të jetë edhe nënshkrimi i Marrëveshjes gjithëpërfshirëse mes palëve. Skender Hyseni propozoi një dinamikë të re të dialogut i cili do të duhej koordinuar mes Berlinit, Parisit dhe Uashingtonit.
Dialogu duhet të fitojë një dinamikë të re në mënyrë që të mos shpenzohet koha e vyer. Hyseni paralajmëron se është i nevojshëm koordinimi i tri qendrave të fuqisë (Paris, Berlin dhe Uashington) në mënyrë që të mos ndodhë më shtyrja e diskutimeve mbi normalizimin gjithpërfshirës mes Kosovës dhe Serbisë.
Nga sa më sipër mund të konkludohet se Marrëveshja gjithëpërfshirëse ose sëpaku pjesa e saj më e rëndësishme që i intereson përfaqësuesve të Prishtinës, dhe kjo është njohja e Kosovës, nuk është në rendin e ditës së takimit.
Dihet se nga ky grumbullim amerikan mund të përjashtohet çdo koordinim me Berlinin dhe Parisin, sepse mbledhja është në duart e Riçard Grenelit i cili, ekziston përshtypja, më parë këshillohet me Bajdenin sesa me Makronin dhe Merkelin mbi çdo çështje, përfshirë edhe këtë.
Matias Litenberg është diplomat me eksperiencë, i cili ka më shumë se një dhjetëvjeçar që merret me Ballkanin dhe Kosovën. Ka qenë shef i kancelarisë gjermane në Kosovë, para se Gjermania ta njohë Kosovën si shtet i pavarur. Ka filluar punë si ndihmës i Volfgang Ishingerit gjatë misionit të trojkës në vitin 2009, mision i cili kërkoi dhe, mund të thuhet edhe formuloi, vijat e përgjithshme të marrëveshjes gjithëpërfshirëse e cila bazohet në modelin e dy Gjermanive. Litenbergu në marsin e vitit të kaluar pati sjellë në Beograd letrën gjermane e cila përjashtonte tërësisht çdo lloj shkëmbimi territoresh.
Nëse do të precizohet vetëm pjesa ekonomike e marrëveshjes, e cila mund të përfshijë autostradën, hekurudhën dhe disa variante për të ardhmen e Trepçes dhe Gazivodës (Ujmanit), ndoshta nuk do të ketë reaksione emocionalisht të veçanta, sepse nuk do të ketë shumë pakënaqësi në asnjërën prej palëve.
Përsëri, në anën tjetër, vështirë të supozohet se dialoguesit nuk e dinë se për çfarë do të bisedojnë, madje edhe kur jepen formulime të përgjithshme se do të bisedohet për çështje ekonomike, por ndoshta edhe për diçka tjetër.
Nëse bisedimet vërtetë do të zhvillohen në këtë mënyrë ku secila prej palëve të ulura në tavolinë marrin vesh për herë të parë atë për të cilën do të bisdohet, është e qartë se ndërprerja e bisedimeve do të jetë reaksioni i parë i secilës palë.
Kësisoj, mund të supozohet se të dyja palët e dinë shumë mirë dhe me hollësi për çfarë do të bisedohet, por kërkojnë të largojnë vëmendjen e publikut. Në të gjithë bisedimet e rëndësishme të zhvilluara deri tani, ka qënë një problem më vete mënyra sesi të përjashtohet opinioni publik nga ecuria e tyre.
Për kudesin ndaj opinionit publik të bën të mendosh zbatimi pikë për pikë i formatit Zhan Moné të dialogut, i cili parashikon që marrëveshja të mos nënshkruhet pjesë pjesë, dhe as opinioni publik të mos informohet në detaje për ecurinë, derisa marëveshja të arrihet në tërësi dhe madje të nënshkruhet.
Asgjë nuk është arritur përderisa të mos jetë arritur gjithçka, është mënyra e dialogimit që është përdorur mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe i është propozuar vitin e kaluar dialogut mes pushtetit dhe opozitës në Serbi.
Nëse flitet më përpara për atë që do të bisedohet, bëhet të mundur që kundërshtarët e marrëveshjes të mobilizohen, të kundërshotjnë dhe ta diskreditojnë publikisht.
Kosova, vetëm në këtë moment, ka rëndësi më të madhe sesa zakonisht për Trampin, sepse gjendet para zgjedhjeve me një përfundim krejt të panjohur për mandatin e tij në Shtëpinë e Bardhë. Korona, rënia ekomnomike dhe trazirat racore, në shikim të parë i japin Trampit më shumë kokëçarje sesa cilado çështje tjetër e politikës së jashtme.
Por, lufta për të fituar çdo votë, bën që asnjë mundësi suksesi të mos lihet mënjanë, në mënyrë të veçantë nëse mund të shpërblehet edhe me një numur të caktuar votash etnike në mënyrë të veçantë në shtetet që gjenden në fije të perit mes demokratëve dhe republikanëve.
Momentalisht shtete të këtilla janë 18, sikurse bëjnë me dije strategët pedantë republikanë. Trampi duhet t’ia lejojë vetes një shpirtmadhësi më të madhe se sa mund të pritet nga ai. Sepse presidentët amerikanë e dinë mirë kur është momenti për të bërë për vete te tjerët.
Nëse bëhet fjalë për konceptin që përmban shkëmbimin e territoreve ose korigjimin e kufijve, dihet mirë se ky është shansi i fundit i cili nuk ka për t’u përsëritur.
Këtë e ka pas bërë edhe Bill Klintoni kur i duhej të hynte në garën presidenciale për rizgjedhjen si president me luftën boshnjake mbi shpatulla, e për pasojë ishte i gatshëm të hiqte dorë nga disa prej parimeve për arritjen e kompromisit dhe arritjen e Marrëveshjes së Dejtonit para 25 vitesh. Përshembull, lejoi jo vetëm krijimin e Republikës Srpska, por edhe emërtimin e saj po kështu, gjë që atëbotë ishte pothuajse e paimagjinueshme.
Është e vërtetë se ekzistojnë analogji me rëndësi mes çështjes së Kosovës dhe marrëveshjes tashmë të nënshkruar mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, por akoma më shumë me marrëveshjen e Kemp Dejidit mes Izraelit dhe Egjiptit.
Një segment njerëzish të cilët në Serbi merren me ekspertizën e kësaj çështje, e refuzon një shikim të tillë të problemit, sepse pohojnë se Izraeli dhe Egjipti ishin shtete, ndërsa Kosova nuk është, e për këtë, bisedimet mes një shteti dhe joshteti vetëm mund t’i ngjajnë bisedimeve mes dy shteteve.
Ata nuk kanë parasysh, megjithëse kjo nuk është aspak e vështirë, se bisedimet zhvillohen mbi një platformë identike tokë për paqe (land for peace) e cila do të thotë se njëra palë heq dorë nga territori në këmbim të disa koncesioneve tjera- paqe, ndihmë ekonomike, mbrojtje dhe siguri, ose ndonjë përfitim tjetër i prekshëm dhe konkret.
Kryeministri izraelit Netanjahu e quajti marrëveshjen me Emiratet e bashkuara Arabe fundi i formulës për paqe, sepse në të Izraeli merr njohje për herë të parë dhe në këmbim të kësaj nuk i duhet të japë asgjë, vetëm të premtojë se do të ndërpresë aneksimin tashmë të deklaruar të bregut Perëndimor.
Në këtë situatë Serbia vështirë se mund të presë vetëm rrethana të favorshme pa pagesë siç thekson kryeministri izraelit, por mund ta kapitalizojë pozitën e saj dialoguese.
Në bisedime nuk ka lëshime pa pagesë. Veçanërisht amerikanët dëshirojnë të thonë se nuk e paguajnë atë që merret gratis. Kjo ndërkohë nuk do të thotë se nuk do të mirëpriten gjestet e mëdha që krijojnë dhe thellojnë besimin mes dialoguesve.
Presidenti egjiptian Sadat, i cili në kohën e tij udhëhiqte bisedimet me Izraelin, dëshironte me çdo kusht të fitonte përprahjen e presidentit amerikan të atëhershëm Karter dhe këtë e arriti me lëvizje spektakolare- si puna e vizitës në Jerusalem, fjalimi i mbajtur ne parlamentin izraelit (Knesset). Ai dëshironte dhe në fund i’a arriti, që presidentin amerikan ta bënte përfaqësuses të çështjes së tij. Lëvizje të këtilla në dialogun Beograd-Prishtinë kanë munguar, puna është nëse kanë qenë të mundura.
Nëse të dyja palët nënshkruajnë marrëveshje e cila mund të premtojë shumë, ndoshta Trampi do të lejojë që flamuri serb të valvitet edhe një herë në Shtëpinë e Bardhë.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38