Flash News

KRYESORE

Dialogu Kosovë-Serbi rifillon në fund të shkurtit

Dialogu Kosovë-Serbi rifillon në fund të shkurtit

Maja Kociançiç, zëdhënëse e Përfaqësueses së lartë të BE-së për Politika të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka njoftuar se takimi i ardhshëm mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet më 26 Shkurt në Bruksel.

“Dëshiroj t’iu informoj se të dy palët kanë rënë dakord që raundi i ri i bisedimeve në nivel teknik, të zhvillohet më 26 shkurt në Bruksel, për të diskutuar zbatimin e marrëveshjeve të dialogut”, njoftoi Kociançi.

Bisedimet e parapara ishin caktuar për datën 16 Janar, por u shtynë për një afat të pacaktuar, pasi ato ditë u vra politikani serb në Mitrovicën Veriore, Oliver Ivanoviç. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, për çështje teknike, ka nisur në Mars të vitit 2011.

Të fundit