Flash News

KRYESORE

Dialogu/ SHBA nxit Kosovën të heqë taksën ndaj Serbisë, qoftë edhe për 120 ditë

Dialogu/ SHBA nxit Kosovën të heqë taksën ndaj Serbisë,

Zyrtari për Europën dhe çështjet euro-aziatike në Departamentin e Shtetit, Matthew Palmer e ka cilësuar krejtësisht të mundur arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse mes Prishtinës dhe Beogradit, duke e theksoi dhe një herë mbështetjen e Ëashingtonit për normalizimin e marrëdhënieve.

“Është krejtësisht e mundur që kjo të përfshijë rregullimin e kufirit midis Serbisë dhe Kosovës. SHBA nuk angazhohet për këtë, por as nuk e përjashton si mundësi. Në mënyrë që të rifillojë dialogu, Prishtina duhet ta pezulloje taksën qoftë edhe për 120 apo 150 ditë, dhe kjo duhet te ndodhë menjëherë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, njohja dhe pranimi i Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur do të ishte e pritshme në këtë rast nga Beogradi dhe Kosova nga ana tjetër, do të duhej ta pranonte Serbinë si fqinjën e saj.

Të fundit