Flash News

KRYESORE

Dialogu i Vilson Blloshmit me hetuesin: Si të quajnë? Nuk e di.

Dialogu i Vilson Blloshmit me hetuesin: Si të quajnë? Nuk e di.

Ilirjan Blloshmi, nipi i Vilson Blloshmit, i ka uruar xhaxhait të pushkatuar nga regjimi komunist, datlindjen në profilin e vet në Facebook. Poshtë një fotoje të Vilson Blloshmit, ai ka riprodhuar edhe një dialog me hetuesit komunistë, nxjerrë, sipas Ilirjanit, nga dosjet e Sigurimit të Shtetit.

Postimi i plotë i Ilirjan Blloshmit:

Pasi e kishin torturuar në birucën e Librazhdit për një javë rresht, Vilson BLLOSHMIN e nxjerrin para gjyqit.

-Si të quajnë?

-Nuk e di.

- Profesioni juaj?

-I burgosur.

-Ku jetoni?

-Në burg.

Marrë nga dosjet e Sigurimit të Shtetit...

GEZUAR DITELINDJEN XHAXHA...

Të fundit