Flash News

KRYESORE

Diaspora kërkon që të ketë të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare të 2021

Diaspora kërkon që të ketë të drejtën e votës

Anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës kërkojnë që deri në zgjedhjet e ardhshme të 2021-it të zgjidhen problemet teknike apo edhe politike që edhe shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë të mund të votojnë.  Për ata nuk ka rëndësi se çfarë formati votimi do të aplikohet, por vetëm që të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre.

“Për ne nuk ka rëndësi formati i votimit, por realizimi i votimit dhe transparenca e saj si dhe emigrantët të kenë përfaqësuesit e tyre në parlamentin shqiptar”, ishte mesazhi që Këshilli Koordinues i Diasporës dha në “Real Story” në News 24.

Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të Neë York, tha se edhe pse politika shqiptare mund të ketë frikë nga vota e diasporës, në çdo takim që kanë zhvilluar me përfaqësues të tyre, iu është garantuar se e dëshirojnë votën e diasporës.

Avokatja Brikena Muharremi tha se shoqata vullnetare që ka ngritur së bashku me avokatë të tjerë ka pikërisht si qëllim promovimi dhe sundimin e ligjit në Kosovë dhe Shqipëri, në mënyrë që të sigurohet vota e diasporës.

Sokrat Sinaj mendon se deri në zgjedhjet e 2021 ekziston koha e plotë të për zgjidhur çdo problematikë të mendueshme teknike apo politike dhe të njihet vota e emigrantëve shqiptarë në çdo vend të botës.

Të fundit