Flash News

KRYESORE

“Diaspora mbështet opozitën në protestën e 16 Marsit”

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehur se në protestën e së shtunës do të jetë e pranishme edhe diaspora shqiptare.

Në studion e ABC News, Tabaku hodhi poshtë tezat e përhapura nga përfaqësuesit e mazhorancës, se do të ketë dhunë në protestë. “Më 16 mars do vijnë qytetarë nga Shqipëria do protestojnë para Kryeministrisë për të treguar që opozita atje për të treguar se qeveria nuk përfaqëson situatën politike dhe ekonomike, nuk përfaqëson asgjë që ka lidhje me interesin e shqiptarëve. Do ketë prezencë të Diasporës dhe ka domethënie shumë të madhe se një nga arsyet pse largohen shqiptarët është Edi Rama dhe qeveria  e tij. Protesta do të nisë në orën 11:00 dhe do mbarojë kur të shikohet e arsyeshme se mbaron. Nuk do jetë 1 orë ose dy orë, nuk do ketë fjalime”.

“PD nuk merr me forcë asgjë, PD vjen në pushtet me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk di se çdo ndodhë me njerëzit e irrituar. Ne protestojmë me forcën e numrave. Ne nuk do bëjmë kurrë asgjë,  nëse kordoni i policisë hapet vetë dhe njërëzit e irrituar mund të kenë ballafaqim momental është jashtë kontrollit të çdokujt”, deklaroi Tabaku.

Sa i takon zërave për ngritje të një çadre të opozitës, Tabaku theksoi se PD nuk do të sjellë diçka që është sjellë në të shkuarën. “Lajm politik më të fortë se djegia mandateve nuk ka dhe nuk besoj se do sjellim diçka që kemi sjellë në shkuarën. Pas 16 shkurtit u dogjën mandate dhe nuk ka asgjë për ta kthyer pas”.

Përsa i përket pjesëmarrjes së opozitës në zgjedhjet lokale, Tabaku tha se nuk ka asnjë vendim nga strukturat e PD për këtë çështje. “Jo nuk ka asnjë vendim të strukturave të partisë për zgjedhjet lokale apo të përgjithshme. Ne kemi kërkuar zgjedhje të parakohshme. Strukturat e PD kanë përfunduar procesin e rifreskimit për programin afatmesëm që janë protestat. Kur të kemi një vendim për zgjedhjet do jetë lajmi i ditës”.

Të fundit