Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
"Diaspora të regjistrojë adresat!", Gjiknuri tregon si do të veprohet me votat e emigrantëve: Procesi do të udhëhiqet nga KQZ
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri përmes një deklarate në takimin on-line me Këshillin Koordinues të Diasporës, ka dhënë sqarime të mëtejshme në lidhje me mënyrën se si do të procedohet për votën e emigrantëve.
Sipas Gjiknurit, është menduar që vota e emigrantëve të bëhet me postë apo në mënyrë elektronike,edhe pse kjo do të kërkonte më tepër kohë për tu vënë në zbatim pasi është një platformë e tërë që duhet të vihet në funksionim. Përfaqësuesi socialist në tryezën e Reformës Zgjedhore, tha se të gjithë emigrantët që kanë dëshirë të votojnë duhet të regjistrojnë adresën e tyre në regjistrin civile kombëtar dhe prej andej do të gjenerohet dhe një listë e veçantë për ta, e cila është vendosur t'i bashkohet qarkut të Tiranës.
“Marrja e mandateve nga vetë diaspora shqiptare, do të kërkojë kohë dhe ndryshime Kushtetuese që nuk janë të mundura për momentin”, thekson me fjalë të tjera Gjiknuri.
“Reforma Zgjedhore u zhvillua në një kontekst të vështirë politik dhe nuk ishim normale si reforma të tjera zgjedhore pasi vinim në një situatë ku me opozitën jashtëparlamentare dialogu ka qenë i munguar dhe vota e emigrantë duhet të trajtohet me shumë kujdes që të mos ngjallte pengesa nga asnjë palë.
Morëm përsipër që çështjen e votës së emigrantëve ta përfshijmë në një mënyrë që ajo të bëhet e mundur se si ta zbatojmë atë. Nisur nga teksti dhe legjislacioni aktual në Shqipëri që vota e emigrantëve duhet të kryhet vetëm përmes një regjistri paraprak ku emigrantët të kenë dhënë adresat e tyre dhe për këtë arsye qeveria në 2016 miratoi një ligj dhe krijoi aplikacionet online dhe infrastruktura është gati. Duke pasur parasysh këtë dhe mënyrën se si ne gjenerojmë listën e zgjedhësve, proceduar me postë apo mënyrë elektronike, që e dyta mund të dojë më shumë kohë kështu ia deleguam KQZ. Sepse ne nuk ishim në gjendje të mund të detajonim çdo procedurë se si do të funksionojë vota me postë.
KQZ do të udhëheq procesin dhe përcaktimin ligjor të gjithë këtij procesi. Nëse një emigrant ka regjistruar adresën do të futet në listën e zgjedhësve dhe duke shprehur dëshirën e tij përmes një akti të KQZ nëpërmjet postës të mund të japin votën e tyre. Kjo është situata. E drejta e sanksionuar duhet që emigranti të jetë i regjistruar në gjendje civile dhe infrastruktura të jetë gati dhe vota do të llogaritet në qarkun e Tiranës pasi ashtu funksionon mënyra e regjistrit të gjendjes civile pasi emigrantët dalin me një listë unike.
Pasja e mandateve për emigrantet nuk mund të zgjidhet dot tani pasi duhen ndryshime kushtetuese, prandaj është llogaritur që vota e tyre të llogaritet në qarkun Tiranë”, ka deklaruar Gjiknuri.