Flash News

KRYESORE

Die Welt: Në Ballkan ka nisur një garë e re armatimi, kryeson Greqia

Të hënën Serbia njoftoi për mbërritjen e furnizimit  me makina ushtarake nga Rusia, ndërsa priste të tjera armatime në vazhdim. Një ditë më pas Shqipëria njoftoi se ka nënshkruar një marrëveshje me SHBA-në për marrjen e helikopterëve Black Hawk.

Më 26 korrik të këtij viti, Rumania ndaloi një transportues rus armësh në Danub. Bëhej fjalë për një transportues të ngarkuar me dhjetë tanke të përdorur, por të modernizuar. Moska ka në plan të dërgojë për Serbinë një paketë ndihme ushtarake prej 30 tankesh dhe 30 avionësh luftarakë modernë. Por Rumania e ndaloi pas sanksioneve të BE ndaj Rusisë.

Moska përdori Hungarinë për të kaluar armatimet drejt Serbisë, duke marrë në këtë mënyrë falënderimet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Gazeta gjermane, Die Welt shkruan se në një artikull se në Ballkan ka nisur një garë e re armatimi.

Por kush shpenzon më shumë për armatim në Ballkan? Të parët janë grekët me mbi 5.2 miliardë euro në vitin 2018 si buxhet për armatimin.

Më pas vijnë rumunët me 4.6 miliardë euro. Serbët shpenzojnë 904 milionë euro, diçka më shumë se kroatët që harxhojnë 889 milionë euro. Shqipëria shpenzon 180 milionë euro, një rritje me 25 për qind me vitin 2017. Kosova shpenzon vetëm 63.3 milionë euro.

Të fundit