Flash News

KRYESORE

“Die Welt”: BE po krijon një Jugosllavi të vogël në Ballkan

“Ideja kishte lindur në Ballkan. Presidenti serb e formuloi atë: A nuk do të ishte praktike sikur shtetet e Ballkanit të bashkoheshin në një zonë të përbashkët ekonomike? Ky mund të jetë hapi i parë drejt anëtarësimit në BE. Kjo e fundit e pranoi idenë shumë mirë. Në samitin e Ballkanit Perëndimor, do të merret vendimi bazë”. Kështu shkruan gazeta gjermane “Die Welt”, rreth idesë që shtetet e Ballkanit të hyjnë në një union doganor, me të cilin Europa do ta ruante ndikimin e saj, pa i pranuar këto shtete në BE, pra si instrument për të fituar kohë.

“Kohët e zgjerimeve të mëdha kanë marrë fund. BE’ja është në krizë pasi është zor të kontrollohen 28 shtete, gjë që u konfirmua nga Brexit’i. Ideja e unionit doganor po diskutohet që shumë vite dhe shihet si mënyrë për ta ‘çaktivizuar’ rajonin pa e futur në BE”, shkruan tutje gazeta gjermane.

 “Në thelb, kjo do të ishte rilindje e Jugosllavisë, edhe pse vetëm përmes doganave dhe transportit, pa Kroacinë dhe Slloveninë që tashmë janë në BE. Por, me Shqipërinë, Serbinë, Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi e Maqedoninë – do të ishte një bashkim i shteteve më të varfëra të ish-Jugosllavisë”, shkruan Die Welt, teksa shton se këtë gjë natyrisht që do ta pëlqente Serbia, e cila do të bëhej qendra e kësaj strukture.

Por, shqiptarët janë të ndarë sa i përket kësaj ideje. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i del në mbrojtje themelimit të këtij tregu të përbashkët, duke thënë se kjo bënë të mundur që rajoni të ketë një zonë ekonomike të përbashkët me 20 milionë banorë.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, që në fillim të propozimit të këtij projekti rajonal, ishte shprehur kundër, duke thënë se ky është rikthim i Ish Jugosllavisë.

“Një treg i ngjashëm me atë të ish-Federatës Jugosllave, pa Kroacinë e Slloveninë e me Shqipërinë, si treg i përbashkët. Jo! Ose një union doganor i Ballkanit Perëndimor, në të cilin Kosova nuk do të ketë prekje me asnjë vend të Bashkimit Evropian. Jo!”

“Kosova thellësisht mbështet bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, heqjen e të gjitha barrierave të të bërit biznes dhe tregti me vendet e Ballkanit Perëndimor; punën e përbashkët në tërheqjen e investimeve të huaja, bashkëpunimin ndërmjet NVM-ve, njohjen dhe respektimin e diplomave, qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit.

Kosova vendin e vet e sheh në tregun unik Evropian, mbi bazën e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit”, kishte reagur Mustafa më 17 mars të këtij viti.

Të fundit