Flash News

KRYESORE

Diego Simone: Reali pa Ronaldon është një nivel me ne

Diego Simone: Reali pa Ronaldon është një nivel me ne

Trajneri i Atletikos së Madridit, Diego Simone, së fundmi është shprehur se i është “gëzuar” faktit që Ronaldo u largua tek Juventusi, pasi tashmë ekipi i tij është në një nivel me “Los Blancos” pa CR7-ën.

Ai gjithashtu ka theksuar se lojtarët e Atletikos ndryshojnë nga karakteristikat individuale.

“Nga rezultatet nuk jemi më keq se Reali apo Barca, nga karakteristikat individuale të lojtarëve tanë, po. Pa Cristiano ne kemi arritur nivelin e Real Madridit, sigurisht”, deklaroi Diego Simeone në një intervistë për mediat spanjolle.

Kujtojmë se Ronaldo u transferua për 105 milionë euro te Juventusi, duke ndikuar sidomos në marketing.

Të fundit