Flash News

KRYESORE

Dielli është jeta, ja çfarë përfiton trupi prej tij...

Dielli është jeta, ja çfarë përfiton trupi prej

Rrezet e diellit padyshim që kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në organizëm, një nga produktet më të rëndësishme që përftojmë prejt tij është Vitamina D. Megjithatë nëpërmjet diellit trupi ynë përfton një sërë benefitesh shëndetësore dhe psikologjike. Sipas studiuesve amerikan një jetë në diell zvogëlon rrezikun e disa lloje sëmundjesh në trupin e njeriut.

Ja disa të mira që na fal dielli:

Ndihmon në zbutjen e dhimbjes së kockave, largon tkurrjet dhe dhimbjet e muskujve, si dhe është aleat i shkëlqyer kundër dhimbjes që shkaktohet nga sëmundje inflamatore, të tilla si artriti. Zvogëlon rrezikun e disa llojeve tumoresh, në veçanti kanceri  të gjirit, të zorrës së trashë, mitrës, të stomakut dhe ezofagut.

Dielli gjithashtu është një aleat i madh në luftën kundër problemeve të lëkurës të tilla si psoriaza, puçrrat e fytyrës dhe ekzemat, të cilat përmirësohen kur lëkura është e ekspozuar ndaj diellit.

Sipas disa studimeve, dielli ndihmon edhe në luftën kundër mbipeshës : niveli i lartë i serotonit, i cili lidhet me ekspozimin ndaj diellit, që përveçse ju bën të ndiheni më të lumtur, ju redukton dhe oreksin.

Në aspektin psikologjik, prania e diellit përmirëson gjendjen shpirtërore. E vështirë të gjesh dikë që në mes të një dite gri e me shi dhe një tjetre me diell të shndritshëm, të zgjedhë alternativën e parë. Dhe, ka një arsye kimike: dielli stimulon serotoninën, të ashtuquajturin hormonin e të ndjerit mirë.

Nëse gjatë ditës bashkohen dielli dhe aktiviteti fizik, edhe të moderuar, në natyrë, qoftë dhe një shëtitje e shpejtë, përfitimet janë arritur. Gjendja shpirtërore do të ketë ndryshuar menjëherë për mirë.

Dielli fal energji. Nuk është rastësi që në verë edhe kur flemë më pak, ndihemi shumë më të gjallë dhe energjikë, sepse ai është aleati i parë kundër depresionit sezonal, nga i cili vuajnë në veçanti personat që jetojnë në vendet nordike, ku dimri karakterizohet nga ditë të shkurtra dhe gri. 

Të fundit