Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Dielli lind serish”/ Pas 'jo-së në BE, Rama zbardh axhendën: Në ditët në vijim do flas me Macron
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot për mediat se në ditët në vijim do të komunikojë me presidentin e Francës, Emanuel Macron.
Pas mbledhjes me Kryesinë e PS, Rama tha se në axhendën e parashikuar, do të komunikojë me presidentin francez për të kuptuar ecurinë e mëtejshme të procesit.
“Kemi diskutuar për temën e ditës, lidhur me mosmarrjes e vendimit të merituar për Shqipërinë. Ramë dakord se kjo nuk ndryshon asgjë në trajektoren strategjike të vendit të PS dhe qeverisë tonë, Në ditët në vijim kam disa komunikime të përcaktuara ta axhendë me presidentin e Francës, Macron dhe me një sërë drejtuesish të tjerë të vendeve anëtare për të kuptuar ecurinë e mëtejshme të procesit.
Edhe nëse do merrnim një ‘po’ detyrat do ishin po ato, reforma zgjedhore, rekomandimet e OSBE-ODIHR, të presim se në këtë aspekt nuk kemi dicka më shumë për të bërë për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese dhe pikat e Bundestagut gjerman. Pra siç e shikoni, dielli ka dalë përsëri, dita vazhdon”, tha Rama.
Kujtojmë se Franca ishte vendi që i tha ‘jo’ Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.