Flash News

KRYESORE

Dieta që forcon sistemin imunitar në këtë kohë pandemie

Dieta që forcon sistemin imunitar në këtë kohë pandemie

Imuniteti ynë është aleat në luftën ndaj virusit COVID-19.

Dieta ushqimore mesdhetare është rekomanduar nga ekspertët e shëndetësisë si mënyra më e mirë për të forcuar imunitetin gjatë kësaj periudhe pandemie.

Sipas tyre, marrja e një diete ushqimore me sa më shumë vitamina ku duhet të mbizotërojë vitamina c, është regjimi perfekt për të forcuar imunitetin. Dieta mesdhetare është dieta më e pasur me nutrient makro edhe mikro-nutrientë. Përmes tyre merren proteinat, fibrat e nevojshme, yndyrnat e mira omega 3 dhe njëkohësisht merret edhe maksimumi i kripërave minerale.

Specialistët e Shëndetësisë rekomandojnë që në totalin ditor të ushqimit, duhet të konsumohen të 5 ngjyrat e frutave dhe perimeve.

Kjo do të thotë që të konsumojmë patjetër një ngjyrë të verdhë, një banana ose limon. Duhet të kemi ngjyrën portokalli, të kemi ngjyrën e kuqe të cilën e përmban domatja dhe speci.

Speci i kuq ose ndryshe speci gogozhare ka vitaminë më të lartë se portokalli apo limoni. Duhet të konsumojmë shumë perime me ngjyrë jeshile, përmendin këtu perimet me gjethe si; spinaqi, brokoli, fruta të ndryshme si kivi, speci jeshil etj.

Ndërkohë duhet të konsumojmë edhe ngjyrën blu në të cilën mund të përmendin patëllxhanin ose boronicën.

Konsumimi i këtyre pesë ngyrave përfaqëson të pesta klasat e anti-oksidantëve të cilët na ndihmojnë në për të luftuar edhe stresin.

Ekspertët gjithashtu theksojnë që krahas respektimit të rregullave për të mos u infektuar nga COVID, ata rekomandojnë që arma më e mirë kundër këtij virusi mbetet forcimi i sistemit imunitar.

Të fundit