Flash News

KRYESORE

'Dieta strikte' e Meghan Markle, nusja e ardhshme e pallatit mbretëror del kundër rregullave

Ditët e dasmës po afrojnë dhe ne më shumë jemi të përqëndruar tek nusja, çfarë fustani do veshë, grimi, flokët trupi. Të mendosh se kjo do të jetë dhe dasma e vitit, kjo mund të ketë vendosur paksa në ‘trysni’ ish-aktoren Meghan.

Sipas disa burimeve, Meghan Markle po ndjek një dietë të mirëpërcaktuar ushqimore dhe gjithashtu po merret dhe me ushtrime. Kjo do e ndihmojë nusen e ardhshme të oborrit mbretëror të ketë format e dëshiruara.

Por në fakt vetë Meghan Markle ka treguar se edhe e shkel paksa ‘dietën’, duke qenë se nuk rri dot pa u ushqyer e preferuara të cilat mund të konsiderohen si ‘të pashëndetshme’. Megjithëse është munduar t`i shmangë, nuk ka hequr dot dorë plotësisht nga akulloret, patatet e skuqura apo dhe verën.

Gjithashtu Meghan po merret dhe me yoga.

Të fundit