Flash News

KRYESORE

Dieta strikte që ka ndjekur Elhaida Dani, këngëtarja tregon si arriti të perfeksiononte format

Dieta strikte që ka ndjekur Elhaida Dani, këngëtarja tregon si
Elhaida Dani është një nga këngëtaret shqiptare që është jo vetëm e talentuar por edhe shumë joshëse me forma perfekte.  Elhaida ka arritur rekorde në karrierën e saj muzikore duke triumfuar  edhe si zëri më i mirë në Itali e o vetëm në Shqipëri. Ajo është e angazhuar me një shfaqje lëvizëse dhe i jep mundësinë të shkojë në disa shtete të botës.  Ehaida ka forma trupore perfekte por për të arritur këtë i është dashur të ndjekë dhe dieta strikte. Për revistën “Who” ajo ka thënë: “Si fillim dua të theksoj që bëj palestër. Ka 2 vite që i jam dedikuar shumë, por kohët e fundit për shkak të angazhimeve e kam lënë pas dore. Në këto raste ka shumë rëndësi dieta pasi kam strukturë të shëndoshë dhe vetëm kur jam në palestër rregullisht i lejoj vetes të ha më shumë se normalisht. Zakonisht kur më duhet të humbas peshë në kohë rekord eliminoj të gjitha karbohidratet. Dieta në fjalë quhet ‘Keto’ dhe praktikisht është një mënyrë të jetuari, gjatë së cilës nuk konsumoj asnjë karbohidrat, as ëmbëlsira, as makarona, asgjë të tillë (edhe pse më bën të vuaj shumë kjo gjë). Kur zbatoj këtë metodë arrij të humbas peshë edhe pa palestër. Unë kam ndjerë ndryshim te vetja ime, jo vetëm për humbjen e shpejtë në peshë, por edhe për anën emocionale. Megjithatë dieta është shumë delikate dhe e fortë, prandaj përpara se të aplikohet duhet që gjithsecili të konsultohet me specialistë të fushës. Unë kontrolloj dhe shënoj gjithçka konsumoj gjatë ditës, pasi është pjesë e punës time dhe duhet të jem gjithmonë në formë. Por kjo dietë nuk duhet mbajtur për periudha të gjata. Përjashtim bëjnë vetëm rastet kur duhet humbur peshë shpejt, prandaj personalisht e aplikoj vetëm kur jam larg palestrës dhe jetesës normale. Unë ha shëndetshëm dhe bëj palestër shpesh që të jem plotësisht në formë dhe mos eliminoj asgjë që më pëlqen.”
 
View this post on Instagram
 

Get Away 🌈

A post shared by Elhaida Dani (@elhaidadani93) on

Të fundit