Flash News

KRYESORE

Dietë në përfaqësuesen e Anglisë, stafi i hotelit pushohet nga puna nëse shërben ‘fast-food’

Dietë në përfaqësuesen e Anglisë, stafi i hotelit

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgare ka  vendosur disa rregulla për ata që duan të jenë pjesë e përfaqësueses së Anglisë, në Botërorin e ‘Rusi 2018’.

Sipas mediave angleze, në hotelin e kombëtares ishullore janë hequr ushqimet ‘fast-food’ dhe shurupet, pasi Southgate i ka kërkuar stafit të hotelit ‘Hilton’ që të mos shërbejnë asgjë veç kafes dhe çajit nga ‘Starbucks’ që ndodhet aty.

Janë hequr nga menyja sanduiçët, ëmbëlsirat dhe nuk do të shërbehen as shurupe të ndryshme. Kush thyen këto rregulla do të largohet nga grumbullimi, ndërsa stafi i hotelit do të pushohet nga puna.

Kombëtarja e "Tre Luanëve" është grumbulluar në ‘National Football Center në St George’s Park’ dhe të premten do të luajë në Amsterdam miqësoren e parë me Holandën, ndërsa të martën pret Italinë në ‘Wembley’.

Të fundit