Flash News

KRYESORE

Diferencat te ‘Fronti Opozitar’, Malaj: Mesazhi që i dërgova Edi Ramës për ligjin e arsimit. Boçi: Duhet të na e kishit thënë neve...

Diferencat te ‘Fronti Opozitar’, Malaj: Mesazhi që i

Bashkëqeverisja për katër vite me Partinë Socialiste të Edi Ramës, ndikon shpesh herë që Lëvizja Socialiste për Integrim të përballet me kritikat e Partisë Demokratike, me të cilën ka formuar ‘Frontin Opozitar’.

Në emisionin ‘Arena’ në Ora News, ish-zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj ka deklaruar se LSI e ka kritikuar reformën në arsimin e lartë ndonëse e ka mirtuar në Kuvend kur ishte pjesë e koalicionit qeverisës. Malaj tha se u tërhoq nga reforma sapo kuptoi defektet e saj, ndërkohë që për këtë situatë ka njoftuar kryeministrin Edi Rama gjatë kohës që ishte në qeveri, por edhe kur doli në opozitë.

“Unë personalisht kam qenë shumë pektike për atë ligj dhe madje ia kam thënë kryeministrit dhe ministres së arsimit. Unë kam një parim, aty ku ka bukë nuk e përmbys kupën. Në familjen time ku unë kam dhënë kontributin tim kam patur detyrimin t’ja them kryeministrit dhe ministres. Këtu e kam mbyllur dhe jam tërhequr. Tani që jam në opozitë i kam dërguar mesazh kryeministrit dhe i kam thënë nëse ti nuk sjell aktet nënligjore brenda muajit shtator, universiteti do të shkojë në kolaps dhe ti do të kesh një situatë të paprecendentë.

I pranishëm në studio, deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka replikuar me kolegen e opozitës: Vetëm ne si opozitë nuk na e keni thënë këtë sepse po të na e kishit thënë do ishim shumë të lumtur. Dakord jam unë me këtë pjesë.

Të fundit