Flash News

KRYESORE

Digjen dy lokale në Shkodër, rrezikohet një banesë

Digjen dy lokale në Shkodër, rrezikohet një banesë

Dy lokale në qytetin e Shkodrës janë përfshirë nga flakët mesnatën e kaluar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:40 dhe sipas raportimeve të qytetarëve për  JOQ, thuhet se ka qenë një shkëndijë elektrike ajo që ka shkaktuar zjarrin, ndërsa zjarrfikësja ka vonuar më shumë se 15 minuta.

Mësohet se si pasojë e zjarrit nuk ka të lënduar ndërkohë që për shkak të vonesës së zjarrfikëses është rrezikuar të digjet edhe një shtëpi.

“Po ndodh tani në Shkodër, afër ambulancës. Janë djegur dy klube. Gjithë kjo fjalë dhe zjarrkësit kanë vonuar 15 minuta, kur erdhën kishte marrë gjithë godina akë. Nëse nuk arrijnë ta kin në kohë rrezikohet banesa pranë. Jemi shtangur, shumë qytetar ndodhemi këtu dhe s’e kuptojmë pse u vonua zjarrksja. Shkak mendohet të ketë qenë tensioni i lartë, një shkëndijë elektrike”, shkruan qytetari.

Të fundit