Flash News

KRYESORE

Digjen dy makina në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Digjen dy makina në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të

Dy automjete janë djegur në qytetin e Vlorës gjatë 48 orëve të fundit.

Sipas njoftimi të policisë, makina tip Ford në pronësi të shtetasit me inicialet B.B u përfshi nga flakët në orën 01:45 të 21 tetorit, ndërsa  Makina e dytë, Benz C klas u dogj pranë shkollës "Ismail Qemali" rreth orës 02:30 të mëngjesit. Makina ishte në pronësi të shtetases R.E.

Për të dyja këto ngjarje dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak: Më datë 21.10.2018, në rrugën Gjergj Kastrioti, pranë një subjekti mobilerie, po digjet autovetura e parkuar e markës Ford, në pronësi të shtetasit B.B, vjeç 57, banues në lagjen Kushtrimi. Po punohet për zbulimin e shkakut.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak: Më datë 22.10.2018, në rrugën “Mustafa Bello”, ka rënë zjarr në mjetin tip “Daimler Chrysler”, në pronësi të shtetases R.E., vjeçe 33, banuese në Vlorë.

Të fundit