Flash News

KRYESORE

Digjen gjatë natës dy makina në Vlorë

Digjen gjatë natës dy makina në Vlorë

Dy makina janë djegur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Lef Sallata’, ndërsa nuk dihen ende shkaqet.

“Në orën 04:05, në lagjen “Lef Sallata” në parkim në anë të rrugës ka marrë flakë automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të një kompanie transporti por nën përdorimin e një shtetaseje, i cili është djegur plotësisht. Si rezultat i flakëve është djegur edhe një mjet tjetër ngjitur me të tip ‘Renault’ në pronësi të shtetasit V.M, i cili është dëmtuar pjesërisht. Po kryhen hetimet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të fundit