Flash News

KRYESORE

Digjet banesa në Kombinat, humb jetën i moshuari

Digjet banesa në Kombinat, humb jetën i moshuari

Një i moshuar ka humbur jetën pasi banesa në të cilën ai jetonte u përfshi nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Bedri Karapici’ teksa policia njofton se shtetasi M.K., rreth 80 vjeç ndodhej në banesë i paralizuar, dhe ka ndërruar jetë si pasoje e flakeve dhe asfiksisë nga tymi.

Njoftimi i policisë

Me datë 20.02.2018, rreth orës 17:10, në rrugën “Bedri Karapici”, në banesën e shtetasit M.K., rreth 80 vjeç i cili ndodhej në banesë i paralizuar, ka rënë zjarr.

Menjëher në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Shtetasi i mësipërm si pasoje e flakeve dhe asfiksisë nga tymi ka humbur jeten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.

Të fundit