Flash News

KRYESORE

Digjet banesa në Shosh, zjarrfikësit shpëtojnë 8 anëtarët e familjes

Digjet banesa në Shosh, zjarrfikësit shpëtojnë 8

Një banesë është djegur sot në fshatin Dardhë në Shosh të Shkodrës. Sipas informacioneve banesa në pronësi të shtetasit Dedë Zef Kosterit është djegur plotësisht. Fatmirësisht me ndërhyrjen e policisë dhe të forcave zjarrfikëse janë shpëtuar tetë anëtarët e familjes. Nuk dihet ende rrethanat si ka rënë zjarri në shtëpi. Nd;rkoh; helikopterët Viva, së bashku me ekuipazhin gjerman kanë ardhur në ndihmë të emergjencave civile, ushtrisë, e banorëve të zonës që kanë luftuar me flakët në Gur të Zi, në Rragam të Shkodrës. Helikopterët kanë zhvilluar disa operacione, në përpjekje për të izoluar dhe vënë në kontroll vatrën e zjarrit në një terren të vështirë. Qarku i Shkodrës ka ende vatra aktive zjarri dhe në disa prej tyre ka qenë e pamundur ndërhyrja e mjeteve të zjarrfikëses për shkak të mungesës së rrugës. Në këtë mënyrë është bërë e domosdoshme ndërhyrja nga ajri, ku helikopterët VIVA kanë qenë të gatshëm për veprim.

 

 

Të fundit