Flash News

KRYESORE

Digjet brenda magazinës në Volo, ndërron jetë babai i tre fëmijëve

Digjet brenda magazinës në Volo, ndërron jetë babai i tre

Një 45 vjeçar shqiptar, baba i tre fëmijëve, ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një magazinë në Volo të Greqisë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, sipas të cilave 45 vjeçari është djegur për së gjalli.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, punonte si saldator bashkë me dy persona të tjerë në depot një kompanie frigoriferi.

Sipas raportimeve të mediave greke, ai ka qenë duke salduar dhe vijuar punën si rregullisht, kur kanë marrë flakë muret e kompanisë. Fatkeqësisht, 45 vjeçari nuk ka arritur të dalë në kohë nga ndërtesa, ndërsa dy punëtorët e tjerë arritën të largohen.

Trupi i viktimës u gjend i djegur nga zjarrfikësit pranë shkallës së brendshme.

Të fundit