Flash News

KRYESORE

Digjet gjatë natës makina e drejtorit të Shërbimit të Provës në Vlorë

Digjet gjatë natës makina e drejtorit të Shërbimit të

Një makinë është djegur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Policia sqaron se rreth orës 01:35, të ditës së sotme është njoftuar se në lagjen ‘Isa Boletini’ ka marrë flakë duke qenë i parkuar automjeti tip ”Audi”, në pronësi të shtetasit T.K., 30 vjeç, me detyrë Drejtor i Shërbimit të Provës Vlorë.

Si pasojë e zjarrit mjeti ka marrë dëmtime pjesërisht në pjesën e përparme.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se zjarrëvënia në mjet të jetë e qëllimshme.

Të fundit