Flash News

KRYESORE

Digjet gjatë natës makina e Konsullatës shqiptare në Selanik

Digjet gjatë natës makina e Konsullatës shqiptare në Selanik

Makina e Konsullatës shqiptare në Selanik është djegur gjatë orëve të natës të së dielës. Mësohet se automjeti ishte i parkuar pranë godinës së Konsullatës ndërsa ka shpërthyer në flakë rreth orës 02:30.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale ndërkohë që mediat greke raportojnë se janë ende të paqarta arsyet e ngjarjes.

Për vënien nën kontroll të flakëve u angazhuan dy zjarrfikëse.

Të fundit