Flash News

KRYESORE

Digjet gjatë natës makina e kreut të PS në Elbasan

Digjet gjatë natës makina e kreut të PS në Elbasan

Është përfshirë në flakë gjatë orëve të natës së mbrëmshme makina e kryetarit të PS, dega Elbasan Xhevahir Budani.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maj” në qytetin e Elbasanit dhe sipas të dhënave paraprake nga policia, dyshohet se makina tip ‘Ford’ është djegur qëllimisht.

Aktualisht, Budani mban edhe postin e drejtorit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor për Qarqet e Elbasanit,Korçës dhe Beratit.

 

Të fundit