Flash News

KRYESORE

Digjet gjatë natës makina e nënkryetarit të bashkisë, dyshimet e para të policisë

Digjet gjatë natës makina e nënkryetarit të bashkisë,

Digjet gjatë natës makina e nënkryetarit të bashkisë së Ballshit, Haredin Seranaj.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori” dhe paraprakisht dyshohet se mjeti i tij tip BMW ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet.

“Në datën 24.08.2018, rreth orës 02:35, në lagjen “29 Nëntori” Ballsh, është djegur mjeti tip BMW(i parkuar) në pronësi të shtetasit H.S (Nënkryetar i Bashkisë Ballsh).

Paraprakisht dyshohet se makina është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, sqaron policia.

Të fundit