Flash News

KRYESORE

Digjet gjatë natës makina e parukieres në Durrës

Digjet gjatë natës makina e parukieres në Durrës

Digjet gjatë orëve të natës së mbrëmshme një makinë në qytetin e Durrësit.

Sipas policisë, në flakë është përfshirë automjeti tip ‘Citruen’ në pronësi të Valentina Kurit, 42 vjeçe, banuese në Durrës.

Ajo njihet si një sipërmarrëse në Durrës, pasi ka në pronësi një parukeri.

“Më datë 13.07.2018, rreth orës 02:30, në lagjen Nr. 11 rruga “ Kumini” , ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip Citruen, në pronësi të shtetases V. K. 42 vjeçe, banuese në Durrës.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe Forcat Zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit”, sqaron paraprakisht policia.

Paraprakisht, policia dyshon se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.

Të fundit