Flash News

KRYESORE

Digjet gjatë natës makina në parkim

Digjet gjatë natës makina në parkim

Një makinë është djegur gjatë natës në qytetin e Elbasanit. Burime zyrtare bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në orën 4:20 në lagjen “Qemal Stafa”, ku mjeti tip “BMË”, me targë AA 099OJ, në pronësi të shtetasit Lavdimir Çabja, 40 vjeç, ka marrë flakë papritur.

Mjeti ishte i parkuar në anë të rrugës dhe si pasojë e flakëve është djegur pjesërisht në pjesën e motorit.

Sipas grupit hetimor dyshohet se zjarrvënia ishte e qëllimshme. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit