Flash News

KRYESORE

Digjet gjatë natës një banesë, humb jetën një grua

Digjet gjatë natës një banesë, humb jetën një grua

Është përfshirë nga flakët një banesë në bashkinë Klos gjatë mbrëmjes së djeshme. Për pasojë, ka humbur jetën një grua e moshuar, njofton policia.

“Rreth orës 21.15 shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë marrë njoftim se në fshatin Pleshë, Bashkia Klos, ka rënë zjarr në banesën e shtetases B. D., rreth 80 vjeçe, ku si pasojë ka humbur jetën.

Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht, nga shkëndija në sistemin elektrik brenda në banesë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po ponohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes”, sqaron policia.

Të fundit