Flash News

KRYESORE

Digjet gomonia me kanabis në Velipojë, largohen trafikantët

Digjet gomonia me kanabis në Velipojë, largohen trafikantët

Policia e Velipojës ka bllokuar një  gomone 7 metër e gjatë me dy motorrë të fuqishëm të ngarkuar me kanabis që po digjej nga flakët në det.

Gomonia është bllokuar orët e para të mëngjesit, por trafikantët kanë mundur të largohen.

Sipas policisë trafikantët që kanë lënë gomonen duke u djegur janë larguar në rrugë tokësore. Dyshohet se trafikantët e kanë kuptuar se janë diktuar nga policia dhe kanë devijuar rrugën dhe më pas i kanë vënë vetë flakën gomones me kanabis. Policia ende nuk ka dhënë një informacion zyrtar për ngjarjen, por burime konfidenciale bëjnë të ditur se në gomone ka pasur lëndë narkotike kanabis dhe trafikantët dyshohet të kenë qenë dy persona që janë larguar në këmbë. Policia ka sekuestruar një sasi të lëndës narkotike dhe gomonen e djegur në cilësinë e provës materiale dhe është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të fundit