Digjet makina e funksionarit të PD-së, Meçe: Ishte e qëllimshme!

Paraditen e sotme mësohet se është djeguar makina tip Benz e anëtarit të Këshillit Bashkiak të Partisë Demokratike në Tepelenë, Xhaferr Meçe.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të jetë e qëllimshme, pasi makinës i është thyer xhami. Avokati Meçe, në një prononcim për Report TV u shpreh, “Zjarrëvënia ishte e qëllimshme, zjarri nuk ka ardhur nga defekt teknik”.

Meçe ka qenë kryetar i PD në Tepelenë, ndërsa aktualisht është pjesë e Kryesisë së PD dhe anëtar i PD-së në Keshillin Bashkiak të qytetit.