Flash News

KRYESORE

Digjet makina e policit në Elbasan, muaj më parë dekonspiroi operacionin për arsenalin e armëve

Digjet makina e policit në Elbasan, muaj më parë dekonspiroi

Digjet makina e një punonjësi të Policisë në Komisariatin Elbasan.

Sipas njoftimit të policisë, makina që i përket efektivit  Edvin Gjyli ka qenë e parkuar në momentin kur është përfshirë nga flakët.

“Në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan,  ka rënë zjarr në mjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit E.Gj., ( punonjës i Policisë në Komisariatin Elbasan), i cili ishte i parkuar dhe si pasojë mjeti është djegur pjesërisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e  ngjarjes”, njofton policia.

Kujtojmë se në korrik të vitit që sapo lamë pas, efektivi Gjyli u pezullua nga detyra si inspektor i Krimeve të Rënda, bashkë me një tjetër koleg, pasi u akuzua për nxjerrje të sekretit hetimor lidhur me një operacion të zhvilluar nga RENEA në Papër të Elbasanit ku u zbulua një arsenal me armë.

Të fundit