Flash News

KRYESORE

Digjet makina e shefit të policisë në Elbasan

Digjet makina e shefit të policisë në Elbasan

Makina e shefit të policisë në paraburgimin e Bradasheshit është djegur në mbrëmjen e sotme. Hetuesit dyshojnë se djegia e mjetit ka ndodhur për shkak të detyrës që mban efektivi.

Automjetit tip ML me targa AA 131 LX, që i përket efektivit të policisë së Elbasanit është shkrumbuar në pjesën e përparme.

Mjeti, ka qenë i parkuar rreth 100 metra larg Drejtorisë së Policisë së Elbasanit. Kasi ka pasur më parë detyrën e shefit të Policisë në Burgun e Peqinit.

Policia shkoi në vendngjarje dhe menjëherë ka ngritur grupin hetimor. Janë marrë regjistrimet e kamerave të sigurisë të bizneseve në rrugë dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave.

Të fundit