Flash News

KRYESORE

Digjet në Patos banesa e gardianit që kreu vrasje të dyfishtë

Digjet në Patos banesa e gardianit që kreu vrasje të

Një banesë është djegur rreth mesnatës në fshatin Kuqar të Patosit.

Sipas burimeve të pakonfirmuara, shtëpia i përket gardianit të burgut të Fierit Martin Skëndaj, i cili vrau dy vetë,  në qendrën shëndetësore të Patosit pak kohë më parë, të dashurin e motrës dhe kushëririn e tij Manol Rapaj dhe Elis Kapajn.

Skëndaj qëlloi ndaj dy të rinjve me armën e shërbimit, për shkak të një konflikti që kishte nisur për një lidhjen që një prej viktimave kishte krijuar me motrën e autorit të ngjarjes.

Zjarrifikësit e Patosit ndërhynë për fikjen e zjarrit, ndërsa në vendngjarje ndodhet policia.

Policia është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Të fundit