Digjet në Shkodër makina e një gruaje, dyshimet e para: Ngjarje e qëllimshme

Është përfshirë nga flakët makina e një gruaje në Shkodër. Ngjarja ndodhi këtë mëngjes në lagjen “Qemal Draçini”.
Mësohet se makina e llojit ‘Ford’ me targë AA 368 RA është në pronësi të shtetases A.L.
Sipas të dhënave të para, dyshohet se makina është djegur qëllimisht pranë banesës së shoferes, pasi mjeti ka shenja spërkatjeje me lëndë djegëse dhe më pas i është vënë flaka.

Lidhur me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar në komisariat disa persona.