Digjet në Tiranë makina e bashkëshortes së gjyqtarit të ‘Apelit’

FOTO ILUSTRUESE

Një makinë e llojit ‘Opel Corsa’ është djegur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në zonën e stadiumit ‘Selman Stërmasi’. Makina me targa “TR 9837 S” rezulton se është në pronësi të bashkëshortes së gjyqtarit Sokol Binaj.

Ende nuk është përcaktuar nëse zjarri është i qëllimshëm apo aksidental.

Binaj është gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit dhe ka patur disa çështje të rëndësishme si ajo ndaj Saimir Tahirit apo çështja e Izet Haxhisë, ish-truproja e Sali Berishës. Sa i përket bashkëshortes së tij, mësohet se ajo punon pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.