Flash News

KRYESORE

Digjet një automjet në Vlorë, Policia: Dyshohet i qëllimshëm

Digjet një automjet në Vlorë, Policia: Dyshohet i

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës. Policia sqaron se është njoftuar rreth orës 1:45 pas mesnate, se në lagjen e njohur si “Uji i Ftohtë” në qytetin bregdetar ishte duke u djegur një mjet.

Menjëherë në vendngjarje shkuan policia dhe shërbimi zjarrfikës, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Nga veprimet paraprake mësohet se mjeti tip Audi, rezulton në pronës të një shtetasi nga Tirana, i cili ia kishte lënë në ruajtje dhe përdorim kunatit të tij 25-vjeçar nga Vlora.

Policia dyshon që zjarri në automjet të jetë i qëllimshëm, pasi është gjetur lëndë djegëse në pjesën e përparme të makinës, që është dëmtuar plotësisht.

Të fundit