Flash News

KRYESORE

Digjet për herë të dytë fabrika e riciklimit. Zjarri shkrumbon qindra ton plastikë

Digjet për herë të dytë fabrika e riciklimit. Zjarri

Kompania e riciklimit të mbetjeve urbane, Everest u përfshi sërish nga flakët mbrëmjen e djeshme, pas zjarrit që ra në mujin Maj.

Lajmi është bërë i ditur nga deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, e cila shprehet se brenda fabrikës ka pasur lëndë kimike të rrezikshme, të cilat mund të dëmtojnë jetën e banorëve perreth, ndërsa u bën apel institucioneve përgatëse që të merren masa për evitimin e ngjarjeve të tilla.

“Nga informacioni që disponoj nga zgjedhësit që banojnë pranë kësaj fabrike rezulton se në këtë fabrikë ndodhen lëndë kimike të cilat mund të dëmtojnë rëndë shëndetin e banorëve, veçanërisht atë të fëmijëve të vegjël. I jam drejtuar autoriteteve përkatëse që të bëjnë ekspertizën e tyre dhe t'më japin mendimin e tyre si ekspertë. Ekspertët përkatës të mjedisit duhet sa më parë të përcaktojnë me rigorozitet dëmin që mund të shkaktohet, në mënyrë që të merren masat e duhura”,

Kompania është në pronësi të Vullnet Hakës, i cili është kryetar i Shoqatës së Ricikluesve në Shqipëri. Haka është një personazh i njohur, pasi rreth dy vite më parë ka lobuar fuqishëm që të miratohej ligji për importin e mbetjeve në Shqipëri për t’u ricikluar.

Video e publikuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari:

Të fundit