Flash News

KRYESORE

Digjet tërësisht makina në Vlorë, policia: Zjarri i qëllimshëm...

Digjet tërësisht makina në Vlorë, policia: Zjarri i

Në orët e para të mëngjesit është djegur një makinë në qytetin e Vlorës. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak i kryer prej tyre ka rezultuar se rreth orës 02:55 ka qënë duke u djegur mjeti tip ”Audi”, në pronësi të shtetasit A.Rr.,(pronar i një shoqërie autobuzash).

 Mjeti ka qenë i parkuar, dhe është djegur në pjesën e përparme të motorrit. Nga hetimet e policisë rezulton se mjetit i është shkaktuar zjarrvënie e qëllimshme nga persona ende të paidentifikuar.

Grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për zbulimin /identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Të fundit