Flash News

KRYESORE

Digjitalizimi/ Sot, AMA stakon transmetimet analoge në qarkun e Tiranës dhe Durrësit

Digjitalizimi/ Sot, AMA stakon transmetimet analoge në qarkun e

Sot, me 1 tetor AMA pritet fik sinjalin e transmetimit analog në qarkun e Tiranës dhe Durrësit. Në mbledhjen e djeshme, të Këshillit të AMA-s, tre nga anëtarë kërkuan shtyrjen e procesit të dixhitalizmit në një periudhë kohe pa afat, kërkesë që lidhet me plotësimin e kushteve të parashikuara në “Strategjinë e kalimit nga transmetimet analoge në transmetimet numerike”, miratuar nga Këshilli i Ministrave në shtator të vitit 2012.

Sipas e anëtarëve të AMA-s, qytetarët shqiptarë apo familjet në zonat e parashikuara për zbatimin e transmetimeve numerike nuk janë të pajisur me dekoder sipas kërkesave të dokumenteve që rregullojnë procesin e dixhitalizimit.

Sondazhi i kryer nga AMA me 1600 familje të kontaktuara nëpërmjet telefonit fiks në qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë, rezulton se 16% e popullsisë nuk është e pajisur ende me dekoder DVB-T2.

Sipas AMA-s, deri tani janë rreth 2/3 e popullsisë që mbulohen plotësisht me transmetime digjitale.

Të fundit